Shoqata Egalitus është një organizatë jofitimprurëse, e themeluar me vendim gjykate nr. 7610, datë 25.07.2025.
Selia e organizatës ndodhet në Tiranë, në adresën: Rruga Islam Alla nr. 24/1, Tiranë.
Shoqata Egalitus ka në fokus hartimin dhe realizimin e projekteve në fushën e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit, promovimit të integrimit europian, advokimit, arsimit, trashëgimisë kulturore dhe gjithëpërfshirjes.
Në përputhje me legjislacionin e Republikës së Shqipërisë, organizata synon të kontribuojë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, solidare dhe të informuar mbi të drejtat dhe detyrimet e saj.
Misioni ynë është të nxisim barazinë, drejtësinë sociale dhe pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në jetën shoqërore dhe institucionale.
Një Shqipëri ku çdo individ gëzon të drejta të barabarta, ku institucionet veprojnë me transparencë dhe ku qytetarët janë pjesëmarrës aktivë në vendimmarrje.
Veprojmë me paanshmëri dhe ndershmëri në çdo nismë tonën.
Promovojmë trajtim të barabartë pa dallim race, gjinie ose statusi.
Punojmë me transparencë, përgjegjshmëri dhe etikë profesionale.
Mbështesim grupet e cenueshme dhe komunitetet që kanë nevojë.
Përdorim qasje krijuese për të zgjidhur sfidat shoqërore.
Ndërtojmë ura me institucionet, partnerët dhe shoqërinë civile.